E ardhmja e Dybalas e paqartë, agjenti: S’ka marrëveshje me asnjë skuadër

schedule16:55 - 4 Maj, 2022

schedule 16:55 - 4 Maj, 2022

E ardhmja e Paolo Dybalas vazhdon të mbetet e paqartë, teksa disa zëra ditën e sotme e kanë lidhur sulmuesin argjentinas me një kalim te Interi.

Për këtë zëra që qarkullojnë ka folur edhe agjenti i sulmuesit, Jorge Antun, i cili përmes një njoftimi u ka dhënë fund edhe thashethemeve.

“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht në fundin e sezonit, te kampionati dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me asnjë skuadër në Itali apo jashtë saj në këto momente”, thotë agjenti. /f.a/abcnews.al