E ardhmja e Cavani, e ëma nuk duron: PSG s’po sillet si e meriton djali

schedule11:37 - 22 Janar, 2020

schedule 11:37 - 22 Janar, 2020

Sulmuesi i PSG, Edison Cavani, është gjithmonë e më larg Parisit. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe mamaja e tij, e cila insiston se djali i saj kërkon të transferohet tek Atletico Madrid. Uruguaiani e humbi vendin e titullarit në formacion, që nga ardhja e Mauro Icardit në ditën e fundit në merkaton e verës.

“Situata është e komplikuar, por ai dëshrion të luajë për Atleticon. Nëse jo tani, në verë me siguri që do të largohet. Kjo nuk varet nga djali im, por nga PSG-ja dhe Atletico Madrid. Unë nuk i kuptoj, edhe dëshirojnë që ai të qëndrojë, edhe luan për vetëm 6 minuta. Ata nuk po sillen ashtu siç Edison e meriton. Ai ka dhënë gjithçka në këto 7 vite këtu”. deklaron mamaja e sulmuesit, Berta Gomez.

Cavani numëron vetëm 9 paraqitje këtë sezon, shumë pak nga ajo që sulmuesi kërkon. 32-vjeçari ka shënuar 198 gola në 293 ndeshje në të gjitha kompeticionet në llogari të gjigandëve francezë, që kur ai u transferua në Paris në vitin 2013 nga Napoli për shumën e 55 milionë €. /abcnews.al

 

Edison Cavani me mamanë e tij, Berta Gomez