Mosmarrveshjet me tekniku Pep Guardiola i kushtuan shumë anësorit portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo, i cili pasi përfundoi huazimin e tij të shkurtër te “bavarezët” e Bayern Munich, tashmë duhet të mendojë për “aventurën” e radhës, teksa e ardhmja e tij duket larg nga “Etihad”.
Ish-lojtari i Inter dhe Juventus po shpreson në interesimin e klubeve spanjolle, veçanërisht të “katalanasve” të Barcelona dhe “galaktikëve” të Real Madrid, me “katalanasit”, që ishin afër nënshkrimit të tij në merkaton e janarit dhe tani mund të provojnë sërish.
Te Real Madrid, nga ana tjetër, klubi aktualisht është i angazhuar me gjetjen e profilit të duhur të lojtarit për zëvendësuar “bomberin” francez, Karim Benzema, i cili u larguar drejt arabëve të Al-Ittihad. /i.m /abcnews.al