E ardhmja dhe objektivat, agjenti i Gareth Bale sqaron situatën

schedule23:46 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 23:46 - 5 Dhjetor, 2019

Shumë po flitet për të ardhmen e Gareth Bale. Agjenti i lojtarit uellsian, Jonathan Barnet ka dhënë një prononcim për BBC, aty ku flet për situatën aktuale të lojtarit, merkaton dhe objektivat e anësorit ofensiv.

Gareth nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga Real Madrid. Ai ka një kontratë dhe është 100% lojtar i Realit. Është i motivuar dhe do të bëjë mirë. Bale dëshiron të fitojë kampionatin, Champions League dhe çdo trofe të mundshëm.

Mund të them që nuk është euforik në lidhje me situatën e krijuar, por diçka e tillë nuk ka shanse të pasqyrohet në fushë. Faktet dhe statistikat tregojnë se Reali është më i fortë me Bale në fushë.

Askush nuk e ka akuzuar se nuk jep 100%, ai mbetet ende një ndër lojtarët më të mirë në botë. Një ofertë për t’u larguar? Nëse do të jetë një mundësi e mirë, do ta vlerësojmë dhe do të bisedojmë me presidentin e klubit“, përfundon agjenti i lojtarit uellsian. /abcnews.al