E akuzojnë për ndërhyrje estetike, reagon sërish Jennifer Lopez

schedule07:40 - 27 Janar, 2021

schedule 07:40 - 27 Janar, 2021

Këngëtarja Jennifer Lopez kohëve të fundit është akuzuar se ka bërë ndërhyrje estetike. Ajo tregoi se përdor produkte anti-rrudhë dhe kjo është dhe arsyeja pse lëkura e saj duket aq e re.

Me anë të një fotoje pa make up, këngëtarja ironizoi teksa tha se ekziston edhe një sekret tjetër që të mos plaket, duke respektuar vajzat dhe gratë e tjera.

Mirëpo, së fundmi Jennifer reagoi në një intervistë për People, duke thënë se nuk dëshiron ta quajnë gënjeshtare.

“Nuk dua ta akuzoj askënd. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndërhyrje, është në rregull. Por, nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe të më thonë që nuk më besojnë”, është shprehur ajo.

l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!