“Dyshoj që Linda Halimi është e martuar jashtë lojës”, Ledi Vokshi flet për eksperiencën në “BB VIP Kosova”

schedule09:12 - 22 Nëntor, 2023

schedule 09:12 - 22 Nëntor, 2023

Këngëtarja Ledi Vokshi ka folur në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka treguar se ishte hera e parë që ndahej nga bashkëshorti dhe dy djemtë e saj pas katër vitesh. Kjo ndikoi që Ledi të shprehte shumë emocionet e saj dhe shumë prej banorëve ta kundërshtonin.

Këngëtarja ka thënë se nuk e priste që replikat t’i vinin nga artistja Linda Halimi, pasi kjo e fundit është nënë vetë.

Sa i përket Lindës, Ledi theksoi se dyshonte se është e martuar jashtë lojës dhe kjo pasi kishte tre pika kryesore që studionte te çdo banorë.

Kam qene në një sfidë me veten time dhe duhet të jepja më shumë. Por unë jam me idenë që nëse je një vend dhe nuk ecën, nuk është një vend për ty. Prandaj, vendosa të largohem.

Është hera e parë që unë po ndahesha nga bashkëshorti dhe nga dy djemtë e mi pas 4 vitesh. Në shq nëse një nënë tregon emocionet komentohet dhe unë fillova të më mungonte shumë familja. Madje u mundova mos ta shfaq sepse banorët më thoshin se po viktimizohet.

Unë Lindën e kisha takuar vetëm në një koncert në New York, por duke i ditur sfidat që ka kaluar në jetë doja ta mbështesja, por ajo nisi të më gjykonte.

Unë dyshoj që Linda është e martuar jashtë. Nuk dija diçka, por thjesht kur unë kur isha në lojën e BB doja të dija tre gjëra, historia e tyre, mendësia e tyre dhe e treta të shikoja çdo lojtar duke ditur strategjinë e tyre në lojë”, u shpreh Vokshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!