Dyshohet si “molla e sherrit” për vrasjen e Martin Çeços, Tina mohon gjithçka: Çdo deklaratë e kam bërë nga presioni i policisë

schedule10:11 - 17 Tetor, 2022

schedule 10:11 - 17 Tetor, 2022

Martina Pajollari, 18-vjeçarja që u arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços do të qëndrojë në burg derisa të fillojë procesi gjyqësor.

Mësohet se Pajollari ka mohuar që të jetë e përfshirë në vrasjen e Çeços. Burime të sigurta i thanë ABC se vajza është shprehur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, madje ka shtuar se gjithçka që ka thënë para grupit të hetimit e ka thënë nën presionin e Policisë.

Dyshohet se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Thuhet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Po ashtu, dyshohet se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor.

Ndërkohë, Nevzat Tarelli, avokat i kushërinjve ndërsa thotë se ka kërkuar sigurim e provës, shton se ka dyshime se si Tina ashtu edhe bariu po ndikohen për mënyrën sesi po japin dëshmitë. /abcnews.al/