Dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin e Lezhës, dalin fotot e armës brenda makinës së djegur pranë Rinasit

schedule11:03 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 11:03 - 3 Dhjetor, 2023

Një makinë e djegur u gjet mbrëmjen e së shtunës afër Rinasit, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Sakaq, brenda në automjet u gjetën edhe dy armë zjarri, njëra prej tyre e llojit kallashnikov.

ABC News ka siguruar fotot e kallalshnikovit, i cili është shkrumbuar nga flakët në vendin e parë.

Kujtojmë që makina nga flakët u gjet shumë pranë vendit ku u vra Admir Murataj, në aksionin dhe përplasjen me policinë, pas grabitjes së parave në Rinas, në prill të 2019./abcnews.al