Dyshohet se u grabit mbrëmë në Lushnje, policia gjen “Benzin” e dyshimtë në Vlorë

schedule14:55 - 10 Tetor, 2022

schedule 14:55 - 10 Tetor, 2022

VLORË – Një automjet tip “Mercedez Benz” është gjetur i braktisur në Vlorë. Burime për ABC bëjnë të ditur se ka dyshime të forta që makina e gjetur në Vlorë i përket rastit të ndodhur në Lushnje, ku në afërsi të zonës së quajtur “Pushimi i Shoferit” u grabit një automjet.

Makina raportohet se është gjetur në afërsi të lagjes 10 Korriku në qytetin e Vlorës. Policia ka nisur verifikimet, për makinën e gjetur nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë që u grabit në Lushnje.

/abcnews.al/