Dyshohet se ishte “tapë” në alkool, bie nga pallati dhe vdes i moshuari në Durrës

schedule13:33 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:33 - 4 Korrik, 2022

Durrës-Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës. Mësohet se viktima është një 70-vjeçar i cili banonte në lagjen nr. 17 në Durrës. Pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit, ai është dërguar në spital ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia thotë se dyshohet se në momentin e rënies ka qenë nën efektin e alkoolit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!