“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.
Më herët është raportuar se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.
Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor. /abcnews.al/