Dyshohet se i vrau nëna e tyre, autoritet në Greqi shumë pranë zbardhjes së vdekjes së dy vogëlusheve

schedule22:34 - 13 Qershor, 2022

schedule 22:34 - 13 Qershor, 2022

Autoritetet në Greqi duket se janë shumë pranë zbardhjes së misterit të vdekjes së Malenas dhe Irisit të vogël në Greqi. Mediat në vend raportojnë se ekspertët mjekësorë Nikos Karakoukis dhe Nikos Kalogrias pritet që të dorëzojnë raportet përfundimtare të premten.

Siç raporton Alpha, në raportin rreth dy vogëlusheve shihet qartë që shkaku i vdekjes është i njëjti për të dyja vajzat.

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e informacionit që hedh dritë mbi rastin vjen nga ekzaminimet histologjike të Irisit, foshnjës 3.5-muajshe që vdiq në krevatin e saj ndërsa të vetmet të pranishme në shtëpi ishin nëna dhe tezja e saj. Ndërkohë në Patra pritet një ekip i repartit të vrasjeve, për të marrë dëshmitë e dhjetë personave të përfshirë në këtë rast. /abcnews.al/