Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku rezultoi se dy persona kanë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. Policia e Korçës ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje ku thuhet se e mitura dyshohet se shfrytëzohej për prositucion.
Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me të miturën.
Sipas informacioneve është mëësuar se vajza që në moshën 12-vjeçare prostituohej. Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.
Dy të arrestuarit, Marsel Baci dhe Selam Hyka ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
/abcnews.al/