Policia është duke zhvilluar një operacion në terminalin e kontenierëve dhe kamionëve në portin e Durrësit. Abcnews.al mëson se tre persona janë vënë në pranga.
Policia ka marrë informacione në rrugë operative për drogë dhe armë në një kamion. Uniformat blu janë duke kryer kontrolle të imtësishme fizike dhe me skaner./abcnews.al