“Dyshohet e përfshirë e gjithë familja”/ Detaje nga krimi horror në Durrës, priten arrestime të tjera

schedule11:17 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:17 - 23 Shkurt, 2024

DURRËS- Të tjera detaje dalin në dritë për krimin horror në Shënavlash të Durrësit, ku u gjet i groposur në oborrin e banesës 49-vjeçari Pëllumb Meta.

Paraprakisht dyshohet se kryefamiljari është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, referuar informacioneve të policisë, raporton se priten të tjera arrestime për ngjarjen e rëndë dhe ka dyshime se vajza ka bashkëpunëtorë të tjerë në krim.

“Më konfirmojnë nga Policia e Durrësit se pritet nga momenti në moment të ketë edhe arrestime të tjera për këtë ngjarje. Pra, bashkëpunëtorë të vajzës 19-vjeçare, e cila ka vrarë babain dhe më pas familjarët e kanë shpallur të zhdukur. Dyshohet se kanë bashkëpunuar si në vrasje dhe në fshehjen trupit. Dyshohet se të përfshirë janë gjithë familja, sipas informacioneve, që më vijnë nga Policia e Durrësit”, raporton gazetari.

Policia nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe informacioneve të siguruara, ka dyshime se janë të përfshirë edhe anëtarë të familjes Meta.

“Kanë zbuluar detaje të tjera në banesë dhe informacione të tjera, të cilat kanë të bëjmë se mund të ketë pasur një përleshje në banesë dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë dhe dy djemtë e familjes Meta. Arma ishte pa leje, ishte e familjes”, raportoi gazetari./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!