Dyshime për Covid-19 te Tirana, titullari i rëndësishëm rrezikon Kukësin

schedule09:25 - 28 Janar, 2022

schedule 09:25 - 28 Janar, 2022

Erion Hoxhallari është shqetësimi i Tiranës para ndeshjes së të dielës kundër Kukësit.

Mbrojtësi i bardhebluve, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, ka pasur probleme me fytin dhe “Panorama Sport” shkruan se dyshohet se ka Omicron.

Gjithsesi duhet pritur të saktësohet gjendja e Hoxhallarit. Rastet me infektim në kampionatin tonë kanë qenë prezentë dhe te Tirana e kanë kaluar Covid-19 disa lojtarë më parë. /h.ll/abcnews.al