Dylufim aligatorësh në fushën e golfit

schedule11:18 - 25 Maj, 2020

schedule 11:18 - 25 Maj, 2020

Fusha e golfit në Kaliforninë e Jugut nuk përdoret vetëm për lojë por edhe si një fushë lufte mes aligatorësh.

Përmes një video që qarkullon në mediat e huaja shikohet momenti kur dy aligatorë të mëdhenj “lajnë hesapet”, me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në fushën pranë Hilton Head Lake në Karolinën e Jugut. Këto specie nuk janë të pazakonta në këto zona, por një përleshje e tillë nuk ishte parë më parë.

Ndërkohë lojtarët e golfit kanë theksuar se aligatorët kishin mbërthyer njëri-tjetrin për më shumë se dy orë. Agresiviteti i tyre rritet gjatë muajve prill dhe qershor, pasi është dhe periudha e çiftimit të tyre. /abcnews.al