Prodhimi i energjisë elektrike ka regjistruar një nivel rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në periudhën janar-mars prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në u rrit me 63,2 %, duke arritur në 3.647 Gwh, nga 2.234 Gwh në tremujorin e parë të vitit 2025.
Rritja e prodhimit vendas i energjisë elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 ka kthyer Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë duke e dyfishuar sasinë e energjisë së shitur krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë .Po ashtu shtimi I prodhimit të energjisë elektrike ka ulur ndjeshëm nevojën për importe.
Nga të dhënat zyrtare të INSTAT konstatohet se eksporti bruto I energjisë elektrike, përfshirë shkëmbimet në tremujorin e parë të vitit 2026, arriti në 1.503 Gwh, nga 732 Gwh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një e dhënë mjaft interesante është edhe fakti që prodhimi nga burime të tjera të rinovueshme, kryesisht fotovoltaikë, u rrit me 44%, duke arritur në 254 Gwh.
Për shkak se tre muajt e parë të vitit janë të ftohtë edhe konsumi I energjisë ka rezultuar më I lartë. Sipas INSTAT Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2026, u rrit me 9,1 %,. Në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar si familjarët, ashtu edhe bizneset .


