Dyert e Realit nuk janë të mbyllura për Mbappe, këtë e tha Perez në asamblenë e anëtarëve të klubit

schedule16:40 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:40 - 29 Shtator, 2022

Florentino Perez nuk beson se Kylian Mbappe nuk ka shanse të kalojë te Real Madrid.

Sipas El Confidencial, në një asamble të anëtarësimit të Real Madridit, presidenti i klubit u pyet nëse ai mund të elaboronte në lidhje me ndërprerjen e transferimeve të sulmuesit të PSG verën e kaluar, shkruan abcnews.al.

Perez, duke folur për situatën rreth Mbappes, u tha anëtarëve të klubit se dyert e Real Madridit nuk janë të mbyllura për sulmuesin.

Gjithashtu, presidenti i Madridit theksoi se tani nuk duhet të mendoni për lojtarë që nuk janë në skuadër. Ai beson se fokusi duhet të jetë te skuadra aktuale. Si shembull, Perez përmendi lojtarët e rinj të Real Madridit, Federico Valverde, Vinicius Junior, Rodrigo Goes, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchuameni. /G.D abcnews.al/