Dybala jashtë fushës së blertë deri në fund të muajit, Juventus vuan mungesën e sulmuesit

schedule11:22 - 18 Tetor, 2021

schedule 11:22 - 18 Tetor, 2021

Juventusi arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme kundër Romës në kampionat duke marrë frymë lirish. Nuk ka kohë për të gezuar për trajnerin e “Bardh e Zinjëve”, sepse një lajm aspak i mirë vjen nga infermieria për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.

Dybala duhej të ishte gati për Juventusin në ndeshjet e radhës por diçka e tillë nuk do ndodhi deri në fund të këtij muaji.

Zgjatja muskulare që sulmuesi mori teksa luheshin ndeshjet e kombëtareve, do ta lërë jashtë fushën së blertë edhe për disa ndeshje.

Në këtë kushte, me siguri 27-vjeçari do të humbasë ndeshjen e Champion League kundër Zenit Shën Petersburg, si dhe ndeshjen në derbit e italisë me Interin, në kampionat.

Lajme aspak të mira këto për trajnerin Missimiliano Allegri, i cili do të duhet të bëjë pa numrin 10-të  të skuadrës në dy ndeshje shumë të rëndësishme për Juventusin. /abcnews.al