Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dybala i kërkon nder UEFA-s: Ma akordoni mua golin!

schedule12:58 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:58 - 5 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ishte një nga më të mirët në fushë për bardhezinjtë mbrëmjen e djeshme kundër Ferencvaros. Argjentinasi edhe pse hyri në fushën e lojës në minutën e 67-të të takimit, pasi zëvendësoi Moratën, përsëri arriti të linte gjurmë në duelin e Champions League.

Ai arriti të shënonte dy gola, por ai i dyti u njoh si autogol nga UEFA për shkak të prekjes nga mbrojtësi i Ferencvaros, Lasha Dvali. Megjithatë, falë golit të shënuar ai është i vetmi lojtar i “Zonjës së Vjetër” që ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit në kompeticionin europian.

Këtë fakt e ka konfirmuar dhe faqja zyrtare e UEFA-s përmes një postimi në “Twitter”, ku pati dhe një reagim nga Dybala. “Dhe për ta festuar këtë arritje, mund të quhet dopietë e imja sot?, pyet 26-vjeçari me shaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!