Dy “yje” për “Verdhekuqtë”, pas akordit për Soule, Roma sfidon “Los Colchoneros” për “bomberin” ukrainas

schedule18:56 - 28 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 28 Korrik, 2024

Mund të konsiderohen transferime të madh.

Pas siguruan shërbimet e francezit Enzo Le Fee në mesfushë, “Verdhekuqtë” e Roma janë hedhur në sulm për një tjetër përforcim këtë herë në repartin e sulmit, i cili është dobësuar goxha pas largimeve të Romelu Lukaku e Andrea Bellotti.

Në radarët e “Ujkonjave” të kryeqytetit ka rënë një prej talenteve të Juventus, e më konkretisht argjentinasi, Matias Soule, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me skuadrën e Frosinone, ku si i huazuar shënoi plot 11 gola e asistoi 3 të tjerë, në 36 ndeshje të Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit Fabrizio Romano, Roma është shumë afër transferimit të “diamantit” 21-vjeçar, për kartonin e të cilit ka vendosur të derdhë plot 30 milionë euro të ndara në modulin 26 milionë euro bazë, 2 milionë bonuse të lehta dhe 2 milionë të tjera për arritje me të mëdha.

Nuk mbaron me kaq pasi “Zonja e Vjetër” do të përfitojë edhe 10 përqind të shitjes së kartonit të tij në të ardhmen, duke e kthyer shitjen e Soule, në një lëvizje mjaft fitimprurëse, por merkato e “Verdhekuqve” nuk ndalet këtu.

Roma është vënë pas “bomberit” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha, mes sulmuesve të Evropës sezonin e kaluar, teksa shënoi plot 24 gola e dhuroi 8 asistime, në 36 sfidat e LaLiga, me skuadrën e tij Girona, duke i siguruar kësaj të fundit kualifikimin për në Champions League, për herë të parë në histori.

Një performancë e tillë nuk i ka shpëtuar as “syrit” të skuadrave të mëdha, me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, që janë vënë pas ukrainasit dhe me largimin e Alvaro Morata e Memphis Depay janë gati për të paguar klauzolën e tij prej 40 milionë eurosh, mirëpo tashmë në garë kanë hyrë dhe “Ujkonjat” e Serie A.

Ndryshe nga “Bardhekuqtë” e LaLiga, italianët kanë nisur diskutimet me skuadrën e Girona, për të bërë më pas një ofertë zyrtare, me ukrainasin, që konsiderohet në “La Trigoria”, si sulmuesi perfekt për skemat e teknikut Daniele De Rossi.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, De Rossi ka kontaktuar disa herë me vetë lojtarin, ku është munduar të bindë “shtatlartin” për të zbarkuar në “Olimpico”, mirëpo ende nuk është arritur asnjë akord. /i.m /abcnews.al