Dy vite nga bombardimi i konsullatës shqiptare në Ukrainë, prokuroria shqiptare interesohet për ecurinë e hetimeve

schedule15:10 - 12 Maj, 2024

schedule 15:10 - 12 Maj, 2024

Pas më shumë se dy vitesh nga bombardimi i kosullatës shqiptare në Kharkiv, prokuroria e Përgjithshmë e Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga homologët e tyre në Ukrainë mbi ecurinë e hetimeve për ngjarjen e 6 marsit të vitit 2022.

Prokuroria Publike e Rajonit të Kharkivit, regjitsroi me 9 nentor 2022, procedim, lidhur me bombardimin me raketa nga Rusia, të Konsullatës Shqiptare, ku fatmirësisht nuk pati viktima.Kërkesa mban firmën e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Cela, ku kërkohet përditësimi për sa u përket provave të mbledhura deri më tani për sulmin ndaj Konsullatës shqiptare, e cila u bë objektiv I sulmeve të forcave ruse, pas nisjes së luftës me Ukrainën.

Hetimet në Ukrainë mbi këtë sulm, mësohet se po ndiqen edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri e cila është në kontakt me homologët e tyre në Ukrainë.Pas sulmit të ndodhur orët e para të mëngjesit të 6 Marsit në vitin, 2022, Shqipëria dënoi ashpër agresionin rus që solli shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv, duke kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë.

Vendi ynë po ashtu ka qenë një nga shtetet e para që është rreshtuar në krah Ukrainës, që pas nisjes së Agresionit Rus mbi këtë shtet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!