Ndonëse ka qëndruar prej dy vitesh në frontin e parë të luftës kundër pandemisë, Tritan Kalo ka arritur të mbrohet nga virusi. Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku tregoi dhe se si parandaloi infektimin me Covid-19. Ai thotë se ka ndjekur disa udhëzime të Antonio Fauci-t, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA.
Kalo theksoi se ka përdorur hidroksilklorinë ndërsa shtoi:“Kam filluar në dhjetor nga dy tableta në javë por për të përforcuar dhe me një tjetër, me artemisininë. Fauci shpjegonte se përdorimi i këtij medikamenti shërben si parandalim ose si mjekim. Unë për vete e kam përdor si parandalim.”, tha mjeku duke shtuar se ka kryer një studim të vogël me disa pjesëmarrës që merrnin këtë medikament.
“Bashkë me kolegët vendosëm që të sëmurët që merrnin hidroksilklorinën të mos e ndërpresin. Patëm vetëm një të vdekur midis 500 të sëmurëve., 18 u shtruan në spital. Të tjerët nuk u prekën. Grupi tjetër ishte në ndjekje në mënyrë progresive e të sëmurëve që e merrnin këtë medikament për tjetër arsye nëse do t’i mbrojë apo jo.”, tha ai.
Ai thotë se pandemia mori përmasa më të mëdha nga çfarë ishte. Kur u pyet se kur do të jetë fundi i pandemisë, ai theksoi se jemi në “bishtin e saj”. “Në çdo vend të botës çdo kush përfiton nga një situatë që acarohet për përfitime nga të gjitha dimensionet. Politikani në politikë, prodhuesi në prodhim etj. Nisem nga aspekti “Is the time to make some money”.
U orientua drejt fitimprurjes. Bëri në një minutë 7 vetë miliarderë në botë. Duke qenë se fitimi ishte i shpejtë për alarmin që u krijua, do të shumëfishohej sepse do të bëheshin dhe të tjerë miliarderë. Duhej të zbehej dikush që të ndriçohej dikush tjetër. Duhej të baltosej pak evolucioni i Kinës, është një përzgjedhje politike që solli shumë gabime”, tha ai. /abcnews.al