Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy viktima dhe 66 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:09 - 29 Shtator, 2021

schedule 15:09 - 29 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 66 raste të reja të infektuara me këtë virus nga 4.363 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit janë shëruar 221 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Njoftimi i plotë:



Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!