Dy tërmete të fuqishme godasin Greqinë, ku ishte epiqendra

schedule09:24 - 29 Mars, 2024

schedule 09:24 - 29 Mars, 2024

Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Tërmetet me magnitudë 5.7 dhe 4.5 të shkallës Rihter, me 17 km nga ishujt Strofades.

Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë.

Tërmetet kanë pasur një distancë kohore rreth 1 minutë nga njëri-tjetri.

Sipas kreut të Organizmit të Parashikimeve dhe Planifikimeve Antisizmike Efthimios Lekkas bëhet fjalë për një tërmet të madh që nuk sjell shqetësim sepse ka ndodhur në një zonë detare që jep tërmete të tilla.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale.

Gjithsesi u dha urdhër nga organet lokale të ndërpritet mësimi në shkollat fillore dhe gjimnazet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!