Dy të vdekur nga bombardimet ruse në Kherson, Zelensky i quan sulme terroriste

schedule09:14 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 09:14 - 4 Dhjetor, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti sulme terroriste bombardimet ruse kundër Khersonit ditën e djeshme, të cilat shkaktuan dy viktima.

“U raportuan më shumë se 20 sulme ruse kundër provincës Kherson vetëm sot,” vuri në dukje Zelensky në fjalimin e tij.

Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur artileria ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në Kherson. Sulmi në qendër të qytetit kishte në shënjestër edhe dy spitale, të cilat pësuan dëme të vogla materiale.

Përleshje të tjera janë raportuar raportohen edhe në zona të tjera të frontit.

/abcnews.al