Dy rikthime te Partizanin para derbit, por dy të tjerë “shqetësojnë” Colellën

schedule12:59 - 23 Shtator, 2022

schedule 12:59 - 23 Shtator, 2022

Partizani vazhdon përgatitjet me intensitet, edhe pse grupi i demave nuk është i plotë.

Mesfushori Ëngjël Hoti dhe sulmuesi Alfred Mensah mungojnë prej disa javësh tashmë por ditën e djeshme janë rikthyer në stërvitje duke punuar normalisht me grupin tjetër. Ky lajm i mirë pasohet me një tjetër të keq si për t’i balancuar.

Victor Da Silva pritet të mungojë ndaj Orikut në Kupë pas dëmtimit muskulor por sipas gjasave pritet të jetë gati për derbin e 2 tetorit.

Mbrojtësit e talentuar, Paolo Buxhelaj dhe Marçelino Preka, të cilët janë thërritur në Kombëtaren U-20 nga Alban Bushi, vuajnë nga një problem gjithashtu. Buxhelaj ka mbingarkesë muskulore ndërsa Preka një shqetësim në kofshë. /f.a/abcnews.al