Dy raste të reja në Përmet, mbyllet sporteli i pagesave të OSSHE pasi del pozitive arkëtarja

schedule09:15 - 6 Korrik, 2020

schedule 09:15 - 6 Korrik, 2020

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Përmet gjatë 24 orëve të fundit. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE pasi ka rezultuar pozitive arkëtarja.

Ndërkohë, rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë, kontakt i rasteve të mëparshme.

Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë raportoi se mjeku Hysni Shkjau ndërroi jetë te Infektivi, duke shënuar viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha. /abcnews.al