Dy raste me koronavirus, vëllai i infektuar në Tiranë “çon” Covid-in në Vlorë

schedule11:46 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:46 - 13 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 2 raste pozitiv për koronavirus.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se të dy rastet pozitive në qytetin e Vlorës janë raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm.

Një prej tyre është infektuar nga i vëllai i cili ka dalë pozitiv pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa rasti i dytë është rast kontakti i infektuar nga një familjar i tij në Vlorë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit ka rritur ndjeshëm numrin e testimeve.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv 117 persona, rekord i ri ky i pashënuar më parë, që prej fillimit të epidemisë./abcnews.al