Conte urdhëron mbylljen e trafikut ajror me Kinën

schedule08:14 - 31 Janar, 2020

schedule 08:14 - 31 Janar, 2020

Italia ka konfirmuar dy raste me koronavirus, ndërsa kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se edhe pse nuk ka vend për alarm, do të mbyllet trafiku ajror me Kinën.

“Ne nuk e gjetëm veten të papërgatitur, Ministri Speranza sapo ka miratuar një urdhër që mbyll trafikun ajror me Kinën. Ne jemi vendi i parë i BE që miraton një masë të tillë paraprake,” tha Conte, në një deklaratë për shtyp.

Virusi vdekjeprurës u ka marrë jetën 213 personave në Kinë. Ndërkohë virusi është përhaur edhe në vende të tjera të botës. OBSH shpalli dje emergjencën globale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!