Dy raste me Covid në Elbasan, 50 vjeçari i infektuar organizoi ceremoni mortore në familje

schedule12:28 - 4 Maj, 2020

schedule 12:28 - 4 Maj, 2020

Dy raste të reja me covid 19 janë regjistruar në orët e vona të së dielës në Elbasan.

Burime të ABC News bëjnë të ditur se i infektuar është një 50 vjeçar që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë.

Ndërsa personi tjetër i infektuar është një 84 vjeçare nga fshati Mengel.

Rastet janë të veçuara dhe nuk dihet ende se ku mund të jenë infektuar këto dy persona.

Burimet  sqaruan se të dielën në Elbasan janë marrë 13 tampone nga të cilat dy kanë rezultuar pozitiv.

Siç raporton Aldo Kozarja për ABC News tamponët janë marrë pasi kishin simptoma të lehta të sëmundjes.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për ABC News se 50 vjeçari, javën e kaluar ka patur një ceremoni mortore në familjen e tij, të vëllait të tij, ku nuk janë zbatuar masat e distancimit social dhe ka patur rreth 70 persona të pranishëm.

Këtë fakt e kanë konfirmuar banorë të fshatit ku banon edhe 50 vjeçari.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al, se për sa i përket 84 vjeçarit, hetimi epidemiologjik është duke ndjekur pistën se ai mund të jetë infektuar nga dy nipat e tij, të cilët më parë kanë marrë trajtim në pediatrinë e Elbasanit.

Kjo pistë është duke u ndjekur pasi 84 vjecari nuk ka dalë nga shtëpia, dhe të vetmit kontakt që ka patur kanë qenë djali, nusja dhe nipat e tij, të cilët pas rezultateve të tamponëve të parë kanë rezultuar negativ.

Në qytetin e Elbasanit rezultojnë të infektuar aktualisht vetëm dy persona, ndërsa 16 të tjerë janë shëruar nga COVID 19./abcnews.al