Dy peshkatarët heronj në Greqi, të parët që ndërhynë për të shpëtuar njerëzit

schedule12:40 - 28 Korrik, 2018

schedule 12:40 - 28 Korrik, 2018

Rreth 70 persona janë shpëtuar nga zjarret në Mati, falë ndërhyrjes së dy peshkatarëve, të cilët kanë qenë ndër të parët që mbërritën në zonë. Mati është zona e Greqisë më e goditura nga zjarret, të cilat sipas provave të policisë kanë qenë të qëllimshme.

Peshkatarët heronj, Kostas Arvanitis dhe Mahmood Mesafer kanë qenë të parët që mbërritën në plazhet e Mati, në rajonin e Atikës lindore për të shpëtuar qindra të mbijetuarit nga zjarret përreth Athinës, të cilët ishin futur në det për të shpëtuar.

Varka e tyre ishte e para që mbërriti në vendin e zjarreve dhe ata arritën të shpëtojnë 70 persona nga flakët. Mahmood Mesafer ka mbërritur si emigrant në Greqi nga Egjipti, 30 vjet më parë.

“Mendoja se mos kishte shpërthyer vullkani. Kushtet ishin shumë të vështira. Era ishte shumë e fortë dhe kur u afruam në plazh kishte aq shumë tym sa nuk merrnim dot frymë dhe nuk shihnin asgjë. Temperatura e lartë të bënte të mendoje për një re zjarri të shkaktuar nga një vullkan”, tha Mesafer.

Mahmood Mesafer, i cili arriti të filmonte disa momente me celularin e tij u shpreh se të gjithë qanin dhe i falenderonin.

“Kur i morëm personat në varkë ata qanin, na përqafonin e falenderonin”, tha ai.

Mati është zona e Greqisë më e goditura nga zjarret, të cilat sipas provave të policisë kanë qenë të qëllimshme. Më shumë se 700 të mbijetuar u shpëtuan nga varkat dhe u dërguan në portin e Rafinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!