Dy me koronavirus në Roskovec, kryeplaku i fshatit: Kemi izoluar ata që patën kontakte, nuk ka vend për frikë

schedule10:55 - 17 Mars, 2020

schedule 10:55 - 17 Mars, 2020

Policia ka bllokuar tashmë fshatin Mbërs të Roskovecit për shkak të një çifti që ka rezultuar me koronavirus. Bëhet fjalë për çiftin Misiri, të cilët tashmë janë pozitiv dhe gjenden në ambientet e spitalit Infektiv.

Abc News ka intervistuar kryeplakun e fshatit, i cili shprehet se familja e prekur nga koronavirusi nuk ka shumë kontakte në Mbërs edhe pse bashkëfshatarët janë shumë të frikësuar.

Ai gjithashtu tregon se bashkëshortja 61 vjeçare, e cila kishte qenë në Itali dhe ishte infektuar, merrte gjashtë deri në shtatë insulina në ditë për shkak të problemeve me diabetin.

E shoqja është rëndë dhe ka qënë shumë e sëmurë. Bënte gjashtë deri në shtatë insulina në ditë. Nuk kanë patur shumë kontakte në fshatin Mbërs, por më shumë me Roskovecin dhe tregjet. Kemi një taksist që ka patur kontante me ata dhe u kemi thënë që të mos lëvizin”, shprehet kryeplaku i Mbërsit duke theksuar se familja nuk ka patur shumë kontakte në fshat.

“Kemi dezinfektuar qendrën shëndetësore, i kopshtit të fëmijëve., rrugëve kryesore të fshatit, etj. Ata as nuk kanë shkelur fare në fshat. Këtë po e bëjmë për të hequr frikën më shumë. Kemi disa pensiuonistë në fshat që marrin ushqime dhe pensionet dhe do të kërkojmë vendosjen e një makine“, vijon ai.

Fieri ka gjashtë të konfirmuar aktualisht me koronavirus dhe tre vatra të pavarura nga njëra-tjetra.

Njëra vatër me dy të prekur është në Mbërs,një tjetër me tre të prekur në Ndërmënas dhe një vatër me një të prekur në Patos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!