Nga Aldo Kozarja
Shtëpia e Familjes Haskurti në fshatin Bixëllenjë, të Elbasanit në vitin 2005 si pasojë e erozionit u bë e pabanueshme. Dhurata, kryefamiljarja tregon se aso kohë emergjencat civile e vlerësuan si të pabanueshme. Por më pas askush nuk shkoi në banesën e saj dhe s’përfitoi as dëmshpërblim. Kur u ankua në Bashki mori një përgjigje që nuk e priste.
“Mua më thonë nuk gjej vendimin e 2005, s’ka vendim. Disa kanë marrë.”
Kjo banesë goditje finale mori në vitin 2019 kur ra tërmeti. Ka përfituar dëmshpërblim por ende nuk e ka marrë.
Mosdhënia e asnjë ndihme për familjen ndikoi në shëndetin mendor të Bexhetit. Mjekët e diagnostikuan me depresion dhe që aso kohë mjekohet.
Barra e shtëpisë i ka mbetur Dhuratës.
“Në 2005 ishte parti tjetër, dhe tani është parti tjetër. Tani qe ra tërmeti i thashë hajde jetoni këtu. Se të pabanueshme e ka nxjerrë që në 2005.”
Një studimi 9 viteve më pare i Institutit Gjeologjik vlerësoi se lagjet Kërçyk dhe Xhami, të fshatit Bixëllenjë, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan janë të pabanueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës. /abcnews.al/