Shtrenjtohen banesat në vend/ BSH: Në pjesën e dytë të vitit të vitit të kaluar u rritën me 44.5 përqind

schedule14:02 - 25 Prill, 2025

schedule 14:02 - 25 Prill, 2025

Banesat në vend kanë pësuar një rritje të ndjeshme të vlerës në pjesën e dytë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ka publikuar një raport ku theksohet se në bazë të vlerësimeve të indeksit Fischer çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar,dhe me 44.5% ne krahasim me një vit më parë. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.

Sektori  bankar ka vijuar të mbështesë  me  kredi  blerjen  e  pasurive  të paluajtshme  rezidenciale  nga  individët  dhe  bizneset.

Në fund të vitit 2024,  kredia e dhënë për këtë segment ishte 210 miliardë  lekë, duke  u rritur me 6% .

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga pronat e shitura në pjesën e dytë të vitit të kaluar   të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!