Dy javë me koronavirus, lëvizën nëpër Shqipëri: Futen në karantinë të afërmit e të prekurve

schedule11:30 - 9 Mars, 2020

schedule 11:30 - 9 Mars, 2020

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat dhe ndaluar të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill.

Ndërkohë, Abc News zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Në një lidhje live me studion e Abc News nga spitali Infektiv, gazetarja Ajgena Korbi informoi se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur.

Abc News zbuloi se të prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

Ata gjenden aktualisht në pavijonin e Infektivit në QSUT. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!