Mariano Diaz, sulmuesi i Real Madrid, është një prej shumë futbollistëve të prekur nga COVID-19. Ai ka dalë pozitiv në dy testet e zhvilluara deri më tani dhe shpresohet që ta kalojë sa më shpejt.
El Chiringuito raporton se sulmuesi do të bëjë tamponin e tretë ditën e nesërme dhe do të shihet nëse ende është i infektuar me koronavirus.
🚨 ÚLTIMA HORA | MARIANO sigue dando POSITIVO en #COVID19.
💉 Mañana le harán un TERCER TEST.
👉 Te lo cuenta @JLSanchez78 en #JUGONES. pic.twitter.com/chRKGLzMxY
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 3, 2020
Probleme shëndetësore nuk ka pasur, por ai mezi pret të zbresë në fushën e lojës dhe kjo do të ndodhë vetëm në momentin që testi i radhës të dalë negativ. /abcnews.al