Eni Imami është përforcimi i fundit i Vllaznisë. Drejtuesit e klubit shkodran kanë arritur akordin me 27-vjeçarin nga Tirana, i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë të saj. Imami është prezantuar dhe ka firmosur kontratën me kuqeblutë.
Vllaznia ka prezantuar edhe Kristi Qarrin. Portieri 19-vjeçar vjen nga moshat dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. Drejtuesit besojnë shumë te cilësitë e tij dhe e kanë “blinduar” me një kontratë afatgjatë.
“Mesditën e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri, i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit por edhe për ekipin U-21.
Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Klubit të Futbollit Vllaznia në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane“, shkruan klubi shkodran. /abcnews.al