Dy emigrantë të fshehur në kamion, arrestohet shoferi turk në Korçë

schedule15:20 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 15 Qershor, 2021

Korçë – 1 turk është vënë në prangat e policisë së Korçës, për shkak se akuzohet se po transportonte dy emigrantë të paligjshëm.

R. O., 53 vjeç, banues në Turqi është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas turk.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore. /abcnews.al/