Dy brazilianë në mes, Juventusi ka një propozim interesant për Liverpool

schedule20:16 - 5 Gusht, 2020

schedule 20:16 - 5 Gusht, 2020

Juventusi dhe Liverpool po përgatisin një shkëmbim mes tyre. Douglas Costa është me valixhe gati, braziliani i krahut të djathtë të sulmit nuk bën më pjesë në planet e kampionëve të Italisë dhe këta të fundit po tentojnë ta shfrytëzojnë për të mbërritur te Fabinho.

26-vjeçari brazilian i “The Reds” pëlqehet shumë nga Sarri, i cili i sheh si lojtarin perfekt për të krijuar ekuilibrat e duhura mes reparteve. Te Liverpool pritet të zbarkojë Thiago Alcantara dhe dhe aktivizimi për Fabinhon do të vështirësohet shumë.

 

Fabinho duke festuar një gol me Liverpool

Liverpool e vlerëson 50 milion euro. Calciomercato raporton se Juventusi është gati të përfshijë Douglas Costa në këtë operacion. 29-vjeçari i bardhezinjtë kushton 30 milion euro dhe kampionët e Italisë mund të sigurojnë Fabinhon duke shpenzuar vetëm 20 milion euro. /abcnews.al