Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy avionë me 154 afganë mbërritën në Rinas, Kim: Faleminderit Shqipëri

schedule07:33 - 28 Gusht, 2021

schedule 07:33 - 28 Gusht, 2021

Dy avionë që mbanin 154 qytetarë afganë kanë mbërritur pas mesnate në vendin tonë. Refugjatët u pritën në aeroportin e Rinasit nga nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe: Mes tyre 11 foshnje, 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen

Në një postim në Twitter në orët e para të së shtunës, diplomatja amerikane Yuri Kim thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të  gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.

Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njërëzit nga e keqja.”

Kujtojmë se grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në vendin tonë në orët e para të së premtes. Bëhej fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli që u strehuan në tre struktura hoteliere në Durrës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!