Dy atentate në 5 ditë, policia vetëm mbledh gëzhojat, më shpejt shkon zjarrfikësja në vendngjarje

schedule17:36 - 23 Korrik, 2022

schedule 17:36 - 23 Korrik, 2022

4 të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i dy atentateve të ndodhura brenda 5 ditësh në vend. Ngjarjet kriminale ishin të tipit mafioz. Përvec sinjalit që bandat u japin njëri tjetrës, më e rëndësishme për t’u theksuar është sfida që i bëhet Policisë së Shtetit. Ajo është treguar e paftë për të parandaluar këto krime, por mbi të gjitha, nuk ka ende emër të dyshuar.

Pas vrasjes, oficerëve të policisë u mbetet vetëm të mbledhin gëzhojat nëse ka në vendngjarje dhe të shoqërojnë personat me precedent penalë. Pas marrjes në pyetje të gjithë dalin, ndërsa policia i duhet të arkivojë ngjarjet.

Atentati i Fushë Krujës u krye në mes të ditës, në një aks me shumë lëvizje, mes autostradës. Pak më tutje ndodheshin punonjësit e policisë rrugore që merreshin me trafikun. E njëjta skenë, një mjet i djegur gjendet pas pak minutash. Më të shpejta në të tilla ngjarjen ka qenë aksioni i zjarfiksëve se ai i policisë.

Pas dërgimit të dhjetërave forcave speciale, në Fushë-Krujë shkoi vetë drejtori i policisë, Gledis Nano. U dha urdhër vartësve të instenisifikojnë veprimet për zbulimin e autorëve. Madje kërkoi dhe ngritjen e dronëve, një risi që dështoi pa nisur.

Pas pak ditësh, pak kilometra më tutje, një tjetër atentat, kësaj radhe në qendër të Milotit, në një orë që kishte shumë qytetarë. Rreth 100 plumba u derdhën mbi automjetin e blinduar ku udhëtonin Klinsman Preçi dhe Ylli Brahimi, atentati në rrugicën mes pallateve të banimit. Krismat tronditën qytetin e vogël, që jo pak herë ka pasur krime të tilla duke dëshmuar sërish dështimin e policisë. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!