9 ditë pas tërmetit vdekjeprurës, në Durrës ka rinisur jeta. Njerëzit që kanë shtëpi të padëmtuara i janë rikthyer normalitetit, dyqanet janë hapur dhe banorët kërkojnë qetësi pranë bregut të detit. Por, ata që u dëmtuan më rëndë, vijojnë të përballen me pikëpyetje e paqartësi për fatin e tyre.
Deti është një hapësirë për të kërkuar qetësi për të rriturit dhe fëmijët. Të parët që kanë dalë në rrugë me shpresë që dikush do blejë tek ata, janë shitësit ambulantë. Të larguarit tek të afërmit që shtëpitë nuk i kanë të dëmtuara janë kthyer sërish.
Në qytet kujtesën ta rifreskojnë muret e çara, njerëzit me plaçkat në krahë që ende nuk e dinë se ku do shkojnë dhe sa do ju zgjasë kjo peripeci që ju lëkundi jetën në 26 nëntor./abcnews.al