Durrësi mes rrënojave dhe frikës, banorët në kaos dhe panik për të ardhmen

schedule10:00 - 29 Nëntor, 2019

schedule 10:00 - 29 Nëntor, 2019

Durrësi është një qytet ku po luftohet për jetën. Shumë banorë kanë frikë të hyjnë në banesat e tyre, ndërsa janë ende në kaos e panik se çfarë do të ndodhe me ta.

Qytetin e ka pushtuar qetësia. Frika dhe ankthi i përjetuar nga lëkundjet e njëpasnjëshme i ka detyruar durrsakët të marrin arratinë. Dikush tek tën afërmit, të tjerë në hotele e banesa të marra me qira, e të tjerë në vende të hapura ku lëkundjet sjellin me pak kërcënim.

Por ka edhe të tjerë që frika për banesat i mban të mbërthyer pas të vetmes pasuri që kanë, shtëpive të tyre.

Rrugët i janë dorëzuar vetmisë. Shkëmbimet e vetme janë ato mes grupeve të ekipeve të emergjencës që në këto 3 ditë kanë dhene gjithçka kanë pasur.

Dëshmitë e goditjeveve që pallatet kanë marrë i sheh neë trotuare dhe rrugë. Faza e vlerësimit të dëmeve ende nuk ka nisur, por fatura financiare dukshëm do të jetë e madhe.

Por Durrësi do të ketë sërish jetë kur të mposhtë frikën. Dhe kjo frikë është ende e madhe kur bëhet fjalë për lëkundje te tjera. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!