Tregtarët në Durrës kërkojnë që Bashkia të ndërhyjë, për të larguar ose taksuar ambulatorët. Sipas tyre kjo është një konkurrencë e pandershme.
Tregtarët e tregut industrial në Durrës i janë rikthyer protestës. Për 1-orë mbyllën punën për të protestuar kundër konkurencës së pandershme. Ata u mblodhen në sheshin para godinës së tregut dhe kërkuan nga bashkia që të ndërhyjë për të larguar tregtarët e paligjshëm që punojnë në rrugë dhe trotuare duke mos pranuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda hapësirës që është për tregtarët e ligjshëm.
Tregtarët kanë kërkuar që bashkia ti taksojë si tregtarë ambulantë, pasi niveli i xhiros së tyre ëhstë mjaft i ulët. Ata kërkojnë edhe ndërhyrje për përmirësimin e kushteve në mjediset e tregur pasi në shumë raste ai përmbytet./abcnews.al