Durrës/Tërhiqet uji, rrëshqitje dheu tek Currilat

schedule15:53 - 20 Mars, 2018

schedule 15:53 - 20 Mars, 2018

Situata është përmirësuar në Durrës pas largimit të ujit nga lagjet dhe rrugët e qytetit. Por qarkullimi në zonën e Kodrës së Currilave është ende  i bllokuar. Shkak janë bërë rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut si pasojë e reshjeve.

Uji është tërhequr nga rrugët, por pasojat jane ende aty.  Pluhur, baltë dhe masive të mëdha dherash. Rruga që lidh shëtitoren “Taulantia” me Currilat është e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Rrëshqitjet tek Kodra e Currilave janë pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.  Krahas rrugës në rrezik mbeten dy shtëpi të ndertuara rrëzë kodrës. Edhe bizneset e ngritura në pjesen fundore të kodrës nuk janë të sigurt.

Investimi i bërë tre vite më parë nga Ministria e Mjedisit rezultoi afat shkurtër. 2 milionë euro të investuara nuk i dhanë zgjidhje fenomenit të rrëshqitjes, i cili u rishfaq një vit më pas.

Gazetare e ABC News: Enkeleda Arapi

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!