Investimi i bërë në Koder Currila ka shkuar dëm. Reshjet e para kanë krijuar shkarje të tokës dhe me afrimin e dimrit situata do të përkeqësohet.
“Afrimi i stinës së shirave ka rikthyer dukurinë e rreshqitjes së dheravë në kodër Currila. Dëmtimi i investimit të mëparshem dhe mungesa e ndërhyrjeve, rrezikon jo vetëm bllokim të rrugës por edhe bizneset që shtrihen nën këmbët e kodrës”.
Pak reshje shiu dhe toka ka nisur të rrëshqasë. Rrjetat mbrojtëse nuk e mbajnë dot peshën e dherave. Shëtitorja e këmbësorëve ka dale jashtë funksioni. Bazamenti për shkak të rreshqitjes së tokës ka lëvizur. Edhe muret mbrojtëse janë plasaritur. Një problem i kahershëm, për të cilin nuk po gjendet zgjidhje. Investimet disa miliona dollarëshe në këtë kodër, dështuan. Ata nuk e frenuan rrëshkitjen. Korda e Currilave në Durrës mbetet nder zonat me piktoreske në qytet, aty ku është përqëndruar dhe numri më i madh i bizneseve. Por rrezikshmëria e erozionit vë në diskutim fatin e tyre dhe të kodrës, ku në mungesë të një investimi afatgjatë, dherat do të zhdukin gjithçka./abc news
https://youtu.be/mWyg6PKwdaM