Dhjetëra persona që ushtrojnë aktivitetin e shitblerjes së automjeteve të përdorura si dhe të tjerë që meren me riparimin e tyre në Durrës kanë zhvilluar një protestë një orëshe. Ata kundërshtojnë ligjin për ndalimin e importimit të automjeteve mbi 10 vjet nga data e prodhimit të tyre. Protesta është zhvilluar tek tregu i makinave në Shënavlash të Durrësit dhe pjesëmarrësit janë shprehur se jo të gjithë e kanë luksin që të blejnë një automjet të vitit 2010.
Pas 1 janarit 2019 në vend do të lejohen të importohen vetëm automjete të përdorura që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër për automjetet e reja dhe Euro 4 për automjetet e përdorura. Dy muaj më parë, ministri i Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se makinat e prodhuara para vitit 2010 do të ndaloheshin të hynin në Shqipëri pasi rrisnin ndotjen e ajrit dhe për të shmangur futjen e makinave për skrap në Shqipëri./abcnews.al