Durrës, protesta për tregtarët e palicensuar

schedule11:24 - 18 Tetor, 2018

schedule 11:24 - 18 Tetor, 2018

Dhjetëra tregtarë të tregut industrial në Durrës protestuan përpara bashkisë së qytetit. Ata kanë kërkuar të largohen nga rruga tregtarët e palicensuar, të cilët dëmtojnë punën e tyre përmes konkurencës së pandershme. Sipas tyre, nga 100 tregtarë që kanë qenë më herët brenda ambienteve të këtij tregu, kanë ngeluar aty vetëm 30 të tillë, pasi pjesa më e madhe zgjedhin të ushtrojnë aktivitetin pa paguar detyrimet fiskale. Në lidhje me protestën drejtori i policisë bashkiake Vasip Copa, ka shpjeguar se është takuar me trgetarët dhe shton se një pjesë e tyre që kanë ikur nga tregu i përbashkët kanë hapur dyqanet e tyre dhe janë licensuar. Kurse disa që janë gjetur në rrugë janë penalizuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!